Mbështetës të presidentit të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë organizuar një ngjarje festive për të shënuar fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale
Një nga organizatorët e ngjarjes, pastori Akil Pano, u shpreh për mikrofonin e News24 se ideologjia që mbështet Trump nuk është diçka e importuar nga SHBA në vendin tonë, por diçka që ka mbijetuar dhe ka qenë e pranishme gjithmonë në shoqërinë shqiptare. “Tezat nuk janë të importuara nga SHBA, por ne i kemi ndarë gjithmonë. Të jesh konservator është traditë. Fëmijët duhet të mbrohen nga të parit si objekte seksuale në shkolla. Ne besojmë se vendi duhet të ruajë sovranitetin e tij, njerëzit meritojnë dhe duhet të ruajnë dinjitetin e tyre,” tha Pano
Më tej, Pano theksoi se fitorja e Donald Trump nuk është vetëm një fitore për popullin amerikan, por edhe për shumë vende të tjera, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor, ku vlerat konservatore janë të rëndësishme për shumë qytetarë. “Zgjedhja e Trump është ogur i mirë jo vetëm për popullin amerikan, por edhe për shumë të tjerë, përfshirë këtu edhe ata në Ballkanin Perëndimor. Zgjedhja e Trump është mundësi frymëmarrje për të gjithë njerëzit që besojnë te mbrojtja e vlerave që na karakterizojnë,” tha ai.
Më tej ai u shpreh për shqetësimet që shoqëria po kalon dhe për nevojën urgjente për një kthesë drejt vlerave konservatore. “Shoqëria është duke u shthurur, nuk ka mbështetje për politikat pro-familjes,” tha Pano