Me fshirjen e diasporës, Komuna e Sarajit do të ketë 4 këshilltarë komunal më pak

by Nexhat

U.d. kryetar i i komunës së Sarajit, Ilas Veseli thotë se Saraji do të ketë 4 këshilltarë më pak, ndërsa do të marrë më pak mjete financiare si komunë, nga pushteti qendror.

Nga BDI u shprehën se Saraji ka ngelur me 38 399 qytetarë, dhe për pasojë edhe numri i këshilltarëve komunal është zvogëluar

banner

Reagimi i plotë i Veselit:

Në Komunën e Sarajit sipas regjistrimit të fundit jetojn gjithsej 44 048, nga të cilët rezident jane 38 399 dhe jo-rezident 5649.

Në bazë të nenit 34 të ligjit për pushtet lokal, definohet numri i antarëve të këshillit komunal sipas numrit të banorëve të komunës, dhe në këtë rast Saraji me gjithsej 44.048 banorë sipas regjistrimit të fundit, bie në grupën e pestë (nga 40.001 – 60.000) me çka duhet të ketë 23 këshilltarë

Me datë 24. 09.2024 qeveria aktuale ka sjellë vendim për të mos llogaritur popullsinë jorezidente e cila numëron 5649 banorë, me çka Saraji do të humb 4 këshilltarë dhe në vend të ketë 23, do të mbetet me 19 këshilltarë.

Gjithashtu, Komuna e Sarajit dhe qytetarët e saj nga ky vendim i qeverisë për të fshirë 5649 bashkëqytetarë jo rezident, kryesisht mërgimtarë, do të marrë më pak mjete të cilat ndahen nga pushteti qendror në formë të dotacioneve të ndryshme, shuma e të cilave përllogaritet për kokë banori në bazë të numrit të popullsisë. Respektivisht, Saraji dhe qytetarët e saj do të marrin më pak mjete për investime kapitale, më pak blok dotacione për arsim, e më pak dotacione të dedikuara për financim të projekteve nga fusha të ndryshme që vijn nga pushteti qendror

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy