Murati akuzon qeverisjet e kaluara për manipulim të buxhetit: Me qeverisjen Kurti të hyrat tatimore janë dyfishuar

by Nexhat

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka ndarë një grafik që tregon sipas tij se si është manipuluar buxheti i shtetit në qeverisjet e kaluara përmes kontrabandës.

Ai ka përdorur grafikonin për të treguar se sa ka qenë importi real i mallrave në Kosovë, duke e krahasuar atë me importin e deklaruar

banner

Sipas Muratit, importi i deklaruar në vitin 2015 ka qenë 2.63 miliardë euro, ndërsa importi real, duke përdorur të njëjtin trend si në vitet 2021-2023, ka qenë rreth 3.46 miliardë euro, duke zbuluar një diferencë prej 0.83 miliardë euro, që tregon nivelin e lartë të kontrabandës.

Ai thekson se ky import i kontrabanduar për vitin 2015 mund të ketë përfshirë mallra akcizorë, dhe se “TVSH-ja që nuk është mbledhur për këtë mall do të arrinte në 1.4 miliardë euro.”

Murati ka bërë të qartë se, gjatë periudhës 2008 e këtej, niveli i kontrabandës ka qenë shumë i lartë, dhe si rezultat i këtij fenomeni, shteti ka humbur të ardhura të konsiderueshme. “Nëse ky mall do të deklarohej, vetëm TVSH-ja do të ishte 1.4 miliardë euro,” shtoi ai.

Ministri ka përmendur gjithashtu ndikimin e ndarjes së kufijve të buxhetit pas marrëveshjes së Brukselit, duke përmendur se pas vitit 2013 dhe futjes së Listës Serbe në Qeveri, kontrabanda në veri të Kosovës ka arritur nivele alarmante.

“Pjesëmarrja e Listës Serbe në Qeveri krijoi një mekanizëm të zhvatjes dhe vjedhjes së buxhetit,” tha Murati, duke theksuar se kjo ka pasur ndikim direkt në ekonominë e vendit dhe në buxhetin e shtetit.

Në fund, ai theksoi se “me ardhjen e Qeverisë Kurti, lufta ndaj kontrabandës është bërë e pakompromis,” dhe se importi i deklaruar ka arritur nivelet e kërkuara, duke siguruar të ardhura të mjaftueshme nga taksat. Për këtë arsye, “të hyrat tatimore janë dyfishuar për vetëm 4 vjet qeverisje.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy