Peja fiton bindshëm ndaj Prizrenit

by Nexhat

Peja ka shënuar fitore të thellë të dielën në mbrëmje ndaj Proton Cable Prizrenit, në ndeshjen e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Pejanët fituan në palestrën “Sezai Surroi” ndaj prizrenasve me rezultatin 85:69.

banner

Për “verdhezinjtë” ishte fitorja e dytë rresht, derisa Prizreni e pësoi disfatën e tretë të njëpasnjëshme.

Mysafirët kishin epërsinë nga çereku i parë që përfundoi 25:22, ndërsa në pushim shkuan me epërsi prej pesë pikëve, 47:42.

18:14 u mbyll çereku i tretë, kurse me rezultatin 20:13, Peja fitoi në dhjetëminutëshin e fundit.

Beck Terëell ishte më i dalluari në fitore me 18 pikë, gjashtë kërcime e një asistim.

Te Prizreni statistikat më të mira i pati John Walker, me shtatë pikë e nëntë kërcime.

Peja ka katër fitore e pesë humbje dhe renditet e pesta me 13 pikë, aq sa kanë edhe Sigal Prishtina në vendin e katërt dhe Vëllaznimi në vendin e gjashtë.

Proton Cable Prizreni është i parafundit me 11 pikë, me dy fitore e shtatë humbje.

Të hënën nga ora 19:00, Bora luan përballë Sigal Prishtinës. Kjo ndeshje e mbyll xhiron e nëntë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy