“Rrehja shpinën, kapja votën”, Molliqaj reagon për deklaratat e Kurtit se patriotët e punëtorët më të mëdhenj janë në diasporë

by Nexhat

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhënë në një tubim me diasporën në Frankfurt se “patriotët e punëtorët më të mëdhenj janë në diasporë, jo në Kosovë”.

Kreu i PSD-së Dardan Molliqaj këtë diskurs të Kurtit e ka përshruar si “Rrehja shpinën, kapja votën”.

banner

“Rrehja shpinën, kapja votën, – kështu mund të përshkruhet diskursi i Kurtit me diasporën.  Gjithçka që kemi vjen prej diasporës. Diaspora është edhe masa edhe maza, edhe sasia edhe cilësia. Përgjigjen e kundërt, tipike për elitat e mbetura pa pushtet e kemi në Kosovë. Me një cinizëm përçmues, ajo na thotë se diaspora është një tufë injorantësh – gërrnaqa. Asnjëra s’është e vërtetë, diaspora nuk është as popull i zgjedhur, as llum. Njëjtë si këtu, aty ka edhe injorancë dhe mendje të holla; ka punëtorë të mirë, siç ka edhe parasite”,ka shkruar Molliqaj.

“Një diskutim i vërtetë me diasporën është i nevojshëm. Ajo është shumë e rëndësishme për ta lënë të instrumentalizuar kështu”, ka thënë Molliqaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy