Sibel Halimi ka njoftuar se do të jetë kandidate për deputete nga radhët e LDK’së.
Halimi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky nominim është thirrje qytetare për të përfaqësuar dhe për t’u dhënë zë ideve të “Rrugës së Re”.
“T’i shërbesh shtetit është përgjegjësi dhe ta realizosh këtë si pjesë e LDK-së është edhe krenari”, ka shkruar ajo.
Halimi aktualisht është drejtoreshë e Kulturës në komunën e Prishtinës
Postimi i plotë:
E kam pranuar nominimin për të qenë kandidate për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si pjesë e listës për Prishtinën, prezantuar nga Kryetari Lumir Abdixhiku.
Si Drejtore e Kulturës nuk kam pranuar të përfshihem në debate politike, duke dashur ta ruaj integritetin institucional.
T’i shërbesh shtetit është përgjegjësi dhe ta realizosh këtë si pjesë e LDK-së është edhe krenari.
Ky nominim për mua është një thirrje qytetare për të përfaqësuar dhe për t’u dhënë zë ideve të “Rrugës së Re,” që besoj fuqimisht se do të sjellin një qeverisje të drejtë, të frymëzuar nga vlerat më sublime demokratike
Për Kosovën tonë!