Rama mirëpret Komandantin e KFOR-it, e falenderon për angazhimin në mbështetje të paqes

by engel

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka pritur në takim komandantin e Misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneral major Enrico Barduani.

Rama thotë se në takim me komandantin kanë diskutuar për disa tema të rëndësishme.

banner

“Diskutuam për sigurinë në Prishtinë dhe gjeneral Barduani rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për sigurinë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, pohoi ai.

Ai ka shkruar se “jemi falenderues për punën dhe angazhimin e tyre në mbështetje të paqes dhe sigurisë në kryeqytetin tonë dhe mbarë vendin”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy