Zëvendësministri i Punëve të Jashtme nuk i komenton deklaratat e Gërvallës kundër administratës Trump

by engel

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti tha rse kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla e kanë përshëndetur fitoren e Donald Trump si president i 47 i SHBA-ve dhe siç tha mezi e presin bashkëpunimin me të.

Kjo deklaratë pasoi reagimet e njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare të cilët vlerësuan se deklarata e bëra në vitin 2021 kundër administratës Trump mund të sjellin pasoja për vendin.

banner

Pa dashur t’i komentojë deklarimet e ministres së jashtme, Donika Gërvalla, në vitin 2021 kundër administratës Trump, zëvendësministri i jashtëm Kreshnik Ahmeti tha se kryeministri Kurti dhe kryediplomatja Gërvalla mezi presin bashkëpunimin me presidentin e 47 të SHBA-ve, Donald Trump.

“Siç e dini, kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla e kanë uruar presidentin e sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke shprehur në të njëjtën kohë gatishmërinë dhe vullnetin për të punuar bashkë për paqe dhe progres. ShBA-të janë aleatë, partnerë dhe miq tanë kryesorë dhe si të tillë kemi shumë fusha me interes të përbashkët në të cilat do të punojmë ngushtë”, ka thënë Ahmeti për rtv21.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy