E Ngarkuara me Punë e SHBA takim me anëtarët e KLGJ-së, VanHorn rikonfirmon mbështetjen amerikane për drejtësinë

by Nexhat

Nancy VanHorn, e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, zhvilloi një takim me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), duke shprehur mbështetje për punën e tyre të palodhur dhe duke i falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm

Sipas një njoftimi të Ambasadës Amerikane, VanHorn riafirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur KLGJ-në dhe institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë në Shqipëri

banner

Njoftimi i ambasadës së SHBA:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për të nxitur përpjekjet e tyre të vazhdueshme dhe për t’i falënderuar për bashkëpunimin. Ajo uroi z. Ilir Rusi për detyrën e re si kryetar i KLGJ-së dhe gjithashtu nënkryetaren Yllka Rupa. Znj. VanHorn ripohoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë, duke u kërkuar anëtarëve të KLGJ-së që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për vlerësimin e kandidatëve, për emërimin e gjyqtarëve dhe për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura me integritet, duke siguruar një sistem gjyqësor të pavarur, efikas, transparent dhe të përgjegjshëm

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy