61
Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, është shprehur i ashpër me qeveritarët e Kosovës për të cilët thotë se e lënë pa bukë Ushtrinë e Kosovës.
Syla përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shpërndarë një mesazh bashkë me një forografi të cilin thotë t’ia ketë dërguar një ushtar i FSK-së.
“Ky është sms-i që më dërgoj bashkëluftëtari i UÇK-së tani ushtar i FSK-së. Mallku qofshi o argatët e Serbisë”, është shprehur Syla.