TVSH-ja për produktet bazë do të hiqet, Rukiqi jep detaje për këtë pjesë të programit të LDK-së

by Nexhat

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukqii, ka folur në “Pressing” të T7 për heqjen e TVSH për produktet bazë.

LDK në planin ekonomik e ka këtë zotim, largimin e TVSH për këto produkte – që sipas tyre do e lehtësonte jetën e qytetarëve kur blejnë produkte bazike.

banner

Ai ka thënë se për disa produkte paguhet 8% e për disa tjera 18%, poqë për produktet bazë do të jetë 0%

“Një pjesë të mirë të ushqimit paguajmë TVSH 8%, që bëhet 0% dhe pjesa 18% bëhet 0%. Kosova aplikon një diskriminim pozitiv për disa produkte dhe për produktet ushqimore është 8% dhe realisht është për bukën, vajin, qumështin, për një pjesë të mirë të produkteve”, ka thënë Rukiqi.

Tutje, ai ka thënë se kjo nuk ka ndonjë impakt të madh buxhetor, duke thënë se LDK do ta rris buxhetin edhe përmes investimeve e qarkullimit të parasë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy