Neymar ka thyer heshtjen e tij mes thashethemeve se klubi arab Al Hilal mund ta ndërpresë kontratën e tij pas lëndimit të fundit që ka pësuar.
E ardhmja e Neymarit ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi ylli brazilian mësoi se do të mbetet jashtë fushave për gjashtë javë si pasojë e një lëndimi
32-vjeçari sapo ishte rikthyer në aksion pas një viti jashtë fushave për shkak të këputjes së ligamentit ACL dhe kjo ka ngjallur thashetheme se Al Hilali mund t’ia ndërpresë kontratën aktuale e cila i skadon në verë
Ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së është lidhur me disa klube të ndryshme duke përfshirë Inter Miamin e Lionel Messit si dhe ish-klubin e tij Santos.
Neymar tani ka folur për të ardhmen e tij teksa ndihmoi zyrtarisht Arabinë Saudite që të bëjë ofertën e tyre për Kupën e Botës 2024 dhe ai tha se ndihet i lumtur tek Al Hilal.
“Mundësia që të luajë këtu dhe të jetoj në një shtet si ky është shumë i rëndësishëm për njerëzit”.
“Për këtë arsye unë gjithmonë kam thënë se jam mirëpritur mirë këtu. Unë jam shumë i lumtur dhe jam i sigurt se do të bëjë më mirë”.
“Jam i sigurt se yje të tjerë do të vijnë këtu. Unë besoj se shumë lojtarë do të kenë mundësinë të vijnë këtu dhe mendoj se të gjithë duhet ta kenë mundësinë për të përjetuar atë që unë kam përjetuar këtu”, ka thënë braziliani.