Bëjeni menjëherë në kushtet e shtëpisë suaj dhe mësoni a keni nevojë për ndihmën e mjekut! Gjithashtu mund të zbuloni sekretet mbi gjendjen tuaj shëndetësore.
Ajo që është më e mira nga e gjitha, për çdo verifikim (gjithsej janë pesë) nevojitet vetëm një minutë.
- Testi për verifikimin e shikimit
Shikoni në kornizën e derës apo të dritares së madhe në dhomë një herë me syrin e djathtë (mbulojeni me dorë të majtin rreth 30 sekonda), pastaj shikoni me syrin e majtë.
Çfarë do të thotë kjo: Do të duhej t’i shikonit skajet e kornizës, si edhe linjat paralele vertikale dhe horizontale. Nëse skajet e kornizës ju duken të shtrembëruara apo ju duken zigzage, kjo do të thotë që keni degjenerim makular.
Degjenerimi senilmakular, i cili është i zakonshëm te personat e moshës mbi 50 vjeç, mund të çojë deri në verbërim, ndërkaq njëra ndër shenjat e para të cilat tregojnë këtë (mund të shfaqen në formë të linjave valëzuese dhe të shtrembëruara) gjithnjë e më të vogël shikimin qendror dhe me intensitet më të dobët ose ngjyra të theksuara. Sa më parë bëni kontrollin mjekësor.
- Testi për verifikimin e erës kundërmuese me ndihmën e lugës dhe qeskës
Çfarë duhet të bëni: Me skajin e lugës gërryeni majën e gjuhës sa më thellë që mundeni, deri te pjesa e fundit e gjuhës. Mbylleni lugën në qese plastike dhe lëreni nën dritën e llambës një minutë, pastaj merrni erë.
Era e pemëve mund të tregojë ketoacidozën (që mund të jetë shenjë e diabetit).
Lyerja e gjuhës duhet të jetë e pastër, mirëpo nëse është e dendur, e ngjyrosur ose ka aromë të pakëndshme, kjo mund të jetë shenjë e hershme e problemeve me sistemin respirator, mëlçinë, veshkat, çrregullimin e punës së hormoneve ose të zorrëve. Aroma e amoniakut mund të tregojë problemet me veshkat, ndërkaq aromat e pakëndshme mund të tregojnë problemet me lukthin dhe mushkëritë.
Mirëpo, hulumtimet tregojnë që në 90 për qind të rasteve era e keqe nga goja tregon sëmundje më pak të këqija siç janë sëmundjet e mishit të dhëmbëve, blombave të dëmtuara të dhëmbëve ose kariesin, prandaj sa më parë shkoni te stomatologu.
Ky test njëkohësisht është treguesi më i afërt se si era juaj e keqe u duket të tjerëve.
- Testi për arterie të mbyllura
Shtrijuni në krevat dhe ngrini të dy këmbët në jastëk nën këndin prej 45 shkallëve. Mbani ashtu një minutë, pastaj shpejt shtrini poshtë në skajin e krevatit nën këndin prej 90 shkallësh.
Nëse njëra apo të dy shputat zverdhen kur janë ngritura dhe u nevojiten disa minuta që t’u kthehet ngjyra normale e trëndafiltë ose bëhen ngjyrë të kuqe të shndritshme kur varen, kjo mund të tregojnë bllokimin e artereve dhe rrezikun e shtuar nga sëmundjet e zemrës. Faktorët e rrezikut përfshijnë shtypjen e lartë të gjakut, nivelin e lartë të kolesterinës dhe diabetin.
Te personat e shëndetshëm ngjyra normale e trëndafiltë do të duhej të kthehej në afatin prej 10 deri në 30 sekonda.
- Gromësira për kontrollim të thartirës së lukthit
Përzieni një lugë sodë bikarbonati në një gotë ujë nga çezma, përzieni dhe pini përnjëherë në lukth të zbrazët. Gromësira e zëshme në afat prej pesë minutash tregon nivele të shëndetshme të thartirës së lukthit. Në të vërtetë, përzierja e natriumit të bikarbonatit me thartirën e lukthit krijon reaksionin i cili shkakton gromësirën.
Nëse nuk ka reaksione të tilla, shkaku është niveli i ulët i thartirës së lukthit që te disa njerëz bie pas moshës së dyzetë, gjë që shkakton tretje të dobët dhe absorbim të dobët të materieve ushqyese. Nivelet e ulëta të thartirës mund të shkaktojnë djegësirën, prandaj shmangni përdorimin e tepruar të antacideve, sepse gjendja mund të bëhet edhe më e keqe.
- Testi për demencinë me ndihmën e orës
Vizatoni orën me dorë në një letër, shtoni numrat dhe bëni akrepat në orën 3.40. Çdo vështirësi e vizatimit të orës, nëse numrat nuk janë në radhën e duhur, mund të jetë shenjë e dëmtimit të dobët kognitiv ose të fillimit të demencisë.