Zinedine Zidane ka emëruar tre lojtarët e tij të preferuar aty ku dy legjenda të Ligës Premier ishin në mesin e zgjedhjeve të tij.
Zidane ka bërë debutimine tij si futbollist profesionist tek ekipi francez Cannes, para se të transferohej tek Bordeauxi
Më pas ai u transferua në Itali tek Juventusi në vitin 1996, atje ku fitoi dy herë titullin e Serie A
Në vitin 2001, Zidane u transferua tek Real Madridi dhe u bë pjesëtar i ekipit që mban emrin ‘Galaktikët’ pasi në përbërje kishin emra si David Beckham, Luis Figo, Roberto Carlos dhe Ronaldo Nazario.
As me fanellën e Realit nuk i munguan sukseset pasi legjenda franceze kishte fituar La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.
Në skenën ndërkombëtare, Zidane ishte pjesë e Francës e cila fitoi Botërorin për herë të parë në vitin 1998 e i cili u mbajt pikërisht atje, teksa në vitin 2000 kishte fituar edhe Kampionatin Evropian.
Falë talentit të cilin e ka pasur dhe ka drejtuar, Zidane ka parë disa lojtarë të suksesshëm gjatë kohës së tij.
Në vitin 2015, ai emëroi Cristiano Ronaldon dhe Eden Hazard së bashku me Lionel Messin, si tre lojtarët e tij të preferuar.
“Pas Ronaldos dhe Messit, Hazard është lojtari im i preferuar. Është spektakolare ta shohësh duke luajtur”.
“Nëse e shoh atë duke luajtur për Real Madridin? Unë vetëm mund të them se e dua atë. Nuk kam dyshim se ai së shpejti do ta rikuperojë formën e tij”, kishte thënë Zidane për TNT Sports