Lideri i integristëve, Ali Ahmeti nga Kërçova i ka dërguar pyetje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoskit në lidhje me deklaratën e tij të fundit pas porosisë së Ahmetit për “gjuhën shqipe”.
Ahmeti pyeti Mickoskin se pse nuk i pyet ndërkombëtarët se pse janë të shqetësuar për situatën në Maqedoninë e Veriut, sepse siç tha kreu i integristëve, ata, “Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO” – kanë qenë “garantues dhe nënshkrues të dokumentit i cili po rrezikohet – Marrëveshjes së Ohrit”
“Unë e pyes publikisht zotëri Hristijan Mickoskin: “Pse është i shqetësuar komuniteti ndërkombëtar?”. Duhet ta pyes ai komunitetin ndërkombëtar. Pse është i shqetësuar?! Sepse komuniteti ndërkombëtar që ka emër dhe mbiemër quhet Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO. Ata janë garantues të Marrëveshjes së Ohrit, për këtë arsye komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar. Sepse po rrezikohet një dokument historik që ata kanë qenë lexues dhe garantues të atij dokumenti sepse kanë hedhur firmën në emër të Amerikës”, tha Ahmeti nga Kërçova