Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Hykmete Bajrami në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur rreth projekt buxhetit për vitin 2025 i cili ka kaluar në Kuvendin e Kosovës në lexim të parë.
Bajrami ka thënë se është hera e parë që si LDK nuk ekanë analizu sepse sipas saj ky buxhet është buxhet tranzitor.
“Nuk e njohim si buxhet, si planifik një vjeçar…meqe i kemi zgjedhjet e shpallura dhe tash është e ditur që do të mbahen me 9 shkurt, ne e kemi pa si një buxhet tranzitor dhe me të ardh qeveria e re, qeveria e cila do të formohet pas datës 9 shkurt do të ulet dhe do ta rishikoj këtë buxhet. Ne jemi duke punuar shumë që qeveria e ardhshme të jetë qeveria e Lidhjes Demokratike të Kosovës me kryetarin Lumir Abdixhiku”, ka thënë ajo.
Tutje e dyta e LDK-së është shprehur se në seancën e Kuvendit ku ishte në lexim të parë draft buxheti për vitin 2025, diskutimin si LDK e kanë kthyer në efektet që kanë dhënë katë buxhetet të cilat Lëvizja Vetëvendosje e ka pas rastin ti planifikoj dhe ti ekzekutoj ashtu siç ata kanë ditur.
“Theksin e kemi vënë pikërisht te efektet që ne në shumicën e fushave dhe në shumicën e rasteve konsiderojmë që kanë qenë efekte zero”.
Bajrami tutje ka thënë se krahaismet e bëra nga pushteti kanë qenë jo konvencionale pasi që “ndarjet buxhetore të vitit 2025 i kemi pa ti i krahasu me atë të vitit 2020… por edhe të viti 2000. Ka pas edhe krahasime të tilla me buxhetin e vitit 2000, tash imagjinoni tash ku ne skemi pas as sektor privat as skemi pas qeveri, ka qenë administrata e UNMIK-ut dhe kemi funksionu komplet në donacione”, ka thënë ajo përcjell Dukagjini