Bajrami pyet Qeverinë: Cili është projekti i vetëm që është përfundu?

by Nexhat

Nënkryetarja e deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për mosinvestime kapitale.

Sipas saj nuk është një projekt i vetëm i cili është përfunduar nga ta.

banner

Madje Bajrami thotë se në komunën e qeverisur nga LDK-ja, Prishtinë, niveli qendror tenton t’i ndalë projektet.

“Në këtë qeveri nuk ka ndodh asgjë. Kta nuk janë në gjendje sot me na e bë me gisht e me thanë ky është projekti të cilin na e kemi përfundu. Në momentin që Komuna e Prishtinës del edhe e promovon nisjen e një projekti, na pas 24 orëve e kemi reagimin e nivelit qendror i cili qohet edhe e stopon projektin”, tha Bajrami në Debat Plus të Dukagjinit.

Tutje ajo foli edhe për bizneset, të cilat sipas saj qeveria për 4 vite nuk i ka mbështetur për asgjë, madje veç ua ka vështirësuar operimin.

“Mbështetja që ju ka ba bizneseve ka qenë minimale. Na nuk e kemi parë gjatë këtij mandati as edhe një reformë fiskale e cila ka shku në favor të bizneseve. Dy ligje kanë ndrru, të dyat kanë shku në disfavor të kominitetit të biznesit”, tha Bajrami.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy