Çekia në alarm, i mungojnë tre futbollistë ndaj Shqipërisë

by Nexhat

Mediat në Pragë nuk janë aspak të qeta.

Kombëtarja e Çekisë do të luajë këtë të shtunë në Tiranë ndaj Shqipërisë, dhe komentet janë që skuadra nuk jep aspak siguri në mbrojtje.

banner

Në njërën nga mediat kryesore, “Blesk”, në rubrikën e rëndësishme sportive të saj, bëhet analiza se tre lojtarë të rëndësishëm si Krejči, Vitik e Zima mungojnë këtë herë.

Çekia duket shumë larg formës në lojën difensive që pati në përballjen e parë në grup ndaj kuqezinjve, në fitoren 2-0, ndërsa njëri nga lojtarët kryesorë si Hranač është lënë në stol sepse nuk ka luajtur në Gjermani.

Po ashtu, Vlček është i dëmtuar dhe gjithashtu Jaroslav Zeleni i Spartës së Pragës mngon.

I vetmi futbollist i besuar i qendrës së mbrojtjes që ka mbetur në dispozicion është Holeš, shkruan abcnews.

Kjo po cilësohet si një ndërlikim i madh i gjendjes, madje është cilësuar deri edhe katastrofë.

Pritet që trajneri Hashek të luajë me katër lojtarë në prapavijë, ndërsa shqetësimi është i thellë sepse titullarët mund të vuajnë nga shpejtësia e lojës së Shqipërisë apo edhe e Gjeorgjisë, në ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve.

Sikur të mos mjaftonin këto, mediat çeke shkruajnë se në kombëtare ka një problem me emrin “Patrik Shik”.

Sulmuesi kryesor nuk u grumbullua nga trajneri Hashek, duke u deklaruar si i dëmtuar, por ai luajti në javën e fundit të Bundesligës madje shënoi edhe golin e parë të sezonit për Leverkusenin ndaj Bochumit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy