Kryetari Elezaj reagon pas vrasjes së dyfishtë në qytetin e Klinës

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka reaguar pas një rasti tragjik, ku humbën jetën dy të rinj.

Në llogarinë zyrtare në Facebook, Elezaj tha se ky lajm i papritur dhe i rëndë i ka tronditur të gjithë.

banner

“Me dhimbje e pikëllim të madh kam marrë lajmin për rastin e sotëm, ku mbetën të vdekur Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë. Ky lajm i papritur e i kobshëm tronditi thellë jo vetëm familjen e dy të ndjerëve, por na preku thellë të gjithëve”, shkroi kryetari.

Ai ka shprehur ngushëllime familjes Shlivova, miqve dhe të gjithë atyre që i kanë njohur Rexhepin dhe Albisonin.

“Në emër të tij dhe të komunës së Klinës, kryetari i shprehu ngushëllime të sinqerta familjes Shlivova, miqve dhe të gjithë atyre që i kanë njohur Rexhepin dhe Albisonin”, tha Elezaj

Drejtori rajonal i Policisë, Shaban Shala, ka konfirmuar detaje rreth rastit, duke deklaruar se viktimat janë të moshës 20 dhe 21 vjeç.

“Kur kemi arritur në vendngjarje, kemi gjetur një viktimë aty dhe i dyshuari kishte ikur. Si pasojë e kësaj, kemi një person që nuk kishte shenja jete dhe një tjetër që ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal të Pejës, pasi nuk ka mundur të përballojë plagët,” tha Shala.

Ai duke iu referuar informacioneve paraprake, tregoi se bëhet fjalë për 4-5 gjuajtje me armë zjarri.

Ndërkohë, prokurorja Sahide Gashi ka deklaruar se ende nuk dihen motivet që çuan në këtë akt të rëndë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy