Aktorja Gresa Gashi ka filluar ditën me lot në sy, duke shprehur lodhjen e thellë që po ndien përgjatë kësaj kohe.
Ajo ka theksuar në prani të Xuxit dhe Vullnetit se është e mërzitur dhe ka nevojë të dalë jashtë
“Shko fol me psikologun më së miri”, e këshilloi Vullneti atë.
E njëjta tutje theksoi: “Veç po du me dalë, s’po mundem më”
Konkurrentja bisedoi në vazhdim edhe me Leon e Lelën, gjersa shtoi: “Brenda kam presion shumë të madh”.
Atë e këshilloi edhe Naim Bunjaku – Xuxi, i cili tha se nuk duhet të dalë për asnjë arsye.
“Më është lodhur shpirti”, tha ndër të tjerash Gresa
Pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i Gashit apo thjesht një veprim për të marrë vëmendje.