U raportua se do të kandidojë për deputet në listën e AAK’së, reagon Agim Veliu

by Nexhat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka mohuar se do të jetë kandidat i AAK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, siç ishte raportuar.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë forcë që mund ta largojë atë nga Lidhja Demokratike e Kosovës

banner

Madje, ka thënë se meqë është kohë fushate dyshon se ky lajm është i porositur.

“Një lajm i rremë i publikuar nga Indeksonline, se kinse unë do të jem në listën e kandidatëve për deputet të AAK-së shpejt është shpërndarë nëpër portale. Një lajm i tillë në kohë fushate,  përveç që është i rremë, më bën të dyshoj se është i porositur nga ata që duan ta atakojnë personalitetin tim dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës. Por, për të gjithë ata që pretendojnë që në çfarëdo forme të më shohin jasht LDK-së, e kam një porosi: askush dhe asnjë forcë nuk mund ta largojë Agim Veliun nga LDK-ja. Nëse ju mungojnë klikimet dhe ju duhet të bëni lajme sensacionale, merruni me ata që i ndërrojnë partitë më shpesh se kostumet! Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy