21 vjeçari nga Kosova, Lorik Lupqi, është ekstraduar nga Kosova për në Mbretërinë e Bashkuar. Kështu ka bërë të diturPolicia e Mbretërisë së Bashkuar përmes një njoftimi për media me datën 13 nëntor 2024.
Ndaj Lupqit rëndojnë akuzat për vrasjen me thikë të dy personave, 15 vjeçarit, Leonardo Reid dhe 23 vjeçarit Klevi Shekaj në qershorin e vitit të kaluar.
Lupqi gjithashtu akuzohet për tentativën e vrasjes së një personi tjetër të plagosur në të njëjtin incident.
Policia britanike ka njoftuar se Lupqi u ekstradua nga Kosova pasi detektivët, punuan me autoritetet kosovare, Agjencinë Kombëtare të Krimit [NCA] dhe Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës [CPS] për të koordinuar kthimin e tij. Data e gjykimit është caktuar për 17 mars 2025.
Katër persona të tjerë janë akuzuar tashmë si pjesë e këtij hetimi. Që të katër janë aktualisht në paraburgim.