Ambasadori Ajeti njofton se Kosova do të figurojë si shtet i pavarur në afër 700 banka të Gjermanisë

by Nexhat

Ambasadori Faruk Ajeti ka njoftuar se Kosova do të figurojë si shtet i pavarur në afër 700 banka gjermane pasi deri më tani shteti i Kosovës, sipas Ajetit, ose është lidhur gabimisht me Serbinë ose nuk ka ekzistuar fare në mesin e shteteve tjera.

“Çfarë lajmi i mrekullueshëm! Pas Deutsche Bundesbank dhe Commerzbank, edhe në 697 banka tjera gjermane, të cilat janë pjesë e Volksbanken Raiffeisenbanken, Republika e Kosovës do të figurojë si shtet i pavarur në platformat e tyre”, ka shkruar ai

banner

Ai tha se procesi i përditësimit në këto banka mund të zgjasë deri në prill të vitit të ardhshëm.

“Falë reagimit tuaj vigjilent dhe angazhimit tonë diplomatik, tani e tutje edhe ky gabim nuk do të ekzistojë më në platformat e Volksbanken Raiffeisenbanken, tek të cilat shteti ynë ose është lidhur gabimisht me Serbinë ose nuk ka ekzistuar fare në mesin e shteteve tjera, siç mund të vërehet edhe nga dëshmitë përkatëse. Procesi i përditësimit të të gjitha sistemeve bankare të këtyre institucioneve të Volksbanken Raiffeisenbanken, ku Republika e Kosovës do të shfaqet si shtet i pavarur, do të zgjatë disa muaj dhe deri në prill të vitit 2025 do të përfundojë në tërësi”.

Ajeti bëri thirrje që nëse qytetarët hasin në ndonjë institucion ose kompani gjermane ku Kosova s’paraqitet si shtet, të shkruajnë në email-in e ambasadës atje.

“Nëse keni hasur në ndonjë institucion apo kompani gjermane, në të cilin Republika e Kosovës nuk paraqitet në mënyrë të drejtë dhe korrekte, ju lutemi të na shkruani në embassy.germany@rks-gov.net, duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që të mund të korrigjohen gabimet e tilla”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy