Ekspedita e Kombëtares së Kosovës ka mbërritur sot (e enjte) në Bukuresht para përballjes me Rumaninë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova do të ndeshet të premten mbrëma me Rumaninë me fillim nga ora 20:45, në “Arenën kombëtare”.
Kjo ndeshje është shumë e vlefshme për të dy kombëtaret, por në veçanti për Kosovën, e cila kërkon fitore për të shpresuar në pozitën e parë të grup.
Sot (e enjte), rreth orës 14:00 ka mbërritur ekspedita e ekipit kombëtar të Kosovës, pasi kanë fluturuar nga Prishtina në Bukuresht.
Pas zbritjes në aeroport, delegacioni i Kosovës ka udhëtuar me autobus deri tek hoteli ku janë të vendosur.
Nga ora 17:00 pritet të fillojë konferenca për shtyp e trajnerit Franco Foda, ndërsa stërvitja e fundit nga ora 17:30