Delegacioni i ushtrisë gjermane viziton ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, flasin për planin bilateral M2M

by Nexhat

Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK, një delegacion i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar i ushtrisë gjermane ka zhvilluar vizite pune.

Sipas një njoftimi nga ana e ministrisë, në këtë takim u realizuan bisedimet bilaterale në të cilat është përpiluar plani bilateral M2M (ushtri me ushtri).

banner

Bazuar në këtë plan përcaktohet mbajtja e aktiviteteve te përbashkëta ushtarake për vitin 2025, në mes të Forcës se Sigurisë se Kosovës dhe Bundeswehr.

“Kjo ngjarje tradicionale në mes të Republikës se Kosovës dhe Republikës Federale te Gjermanisë forcon lidhjen e bashkëpunimit ne fushën e mbrojtjes si dhe ndihmon ne rritjen e aftësive dhe kapaciteteve ushtarake te FSK”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy