24
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka bërë të qartë se presidenti drancez Emmanuel Macron ia ka kujtuar vazhdimisht Aleksandar Vuçiqit se autorët e sulmit në Banjskë duhet të vihen para përgjegjësisë.
“Kur është fjala për Serbinë, gjatë takimit me presidentin Vuçiq, presidenti francez ka kujtuar vazhdimisht se autorët e sulmit në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë, përfshirë edhe Milan Radoiçiqin. Edhe Serbia duhet të zbatojë obligimet e saj në kuadër të dialogut”, tha ambasadori francez për KO.