Kafshët bëhen më pak sociale me kalimin e moshës, ashtu siç ndodh edhe me njerëzit

by Merita

Kafshët kanë tendencën të izolohen me kalimin e moshës dhe kjo sjellje ka shumë përfitime për shëndetin e tyre.

Një studim i ri thekson se me kalimin e moshës, kafshët kanë tendencë të izolohen dhe bëhen më pak të shoqërueshme dhe kjo sjellje mund të ketë shumë përfitime për shëndetin e tyre.

banner

Studimet mbi specie të ndryshme kafshësh, nga drerët tek majmunët dhe insektet, kanë treguar se izolimi social i individëve më të moshuar i mbron ata nga sëmundjet dhe infeksionet.

Për shembull, drerët e moshës më të madhe kanë më pak mundësi të kontraktojnë infeksione nga parazitët, pasi largohen nga grigja kryesore.

Po ashtu, zogjtë dhe shimpanzetë kanë tendencën të zvogëlojnë ndërveprimet e tyre shoqërore me kalimin e moshës, duke reduktuar kështu rrezikun e sëmundjeve.

Kjo sjellje mund të shpjegojë pse izolimi mund të jetë një strategji e dobishme për kafshët e moshuara, ndryshe nga tek njerëzit ku izolimi mund të ketë efekte negative në shëndetin mendor.

Sipas studiuesve, këto modelet e sjelljes sociale te kafshët ofrojnë ide interesante për të kuptuar se si mosha ndikon në jetën shoqërore dhe shëndetin tek specie të ndryshme./Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy