KQZ e “autorizon” MPJ’në të hapë kuti postare për votuesit jashtë vendit në disa shtete

by Nexhat

KQZ do të kërkojë nga MPJD që t’i hapë nga një kuti postare në disa shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicër.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 61-të në vitin 2024, të kryesuar nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, KQZ miratoi propozimin për hapjen e kutive postare për procesin e votimit jashtë Kosovës. Me qëllim të ofrimit të mundësisë për votim për shtetasit që regjistrohen suksesshëm dhe që zgjedhin mënyrën e votimit duke dërguar fletëvotimin në kutinë postare jashtë Kosovës, KQZ do të kërkojë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës hapjen e nga një kutie postare në këto shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicër.”

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy