Kurti: Në Klinikën Hemato-Onkologjike dhe në Klinikën e Nefrologjisë, pacientët do të kenë qasje në shërbime të reja

by Merita

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë vizituar punimet në Klinikën Hemato-Onkologjike dhe në Klinikën e Nefrologjisë.

Kurti e ka quajtur projekt tejet të rëndësishëm ndërtimin e Klinikës Hemato-Onkologjike dhe Klinikës së Nefrologjisë.

banner

Ai tha se ky projekt është në vlerë 4.3 milionë euro dhe do të ofrojë shërbimet më të larta shëndetësore për trajtimin e pacientëve me këto sëmundje në Republikën e Kosovës.

Kryeministrit Kurti tha se qytetarët kosovarë nuk do të ketë më nevojë që të mendojnë me cilën aviokompani do të udhëtojnë jashtë shtetit për t’u shëruar, por do të marrin sipas tij shërbime cilësore shëndetësore në Kosovë.

“Pacientët do të kenë qasje në shërbime të reja që nuk janë të dispunueshme në vendin tonë”, tha Kurti./EO

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy