Miratohet në komision projektligji mbi ndarjet buxhetore

by Nexhat

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka miratuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës 2025.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka deklaruar se në këtë komision nuk do të marrë pjesë në votimin e ligjeve, por theksoi se do të jetë prezent deri në fund të propozimeve.

banner

“Nuk do të marrë pjesë në votim, por do të jem i pranishëm në debatin për ligje një nga një, vlen për të gjitha ligjet për votë. Nuk krijojë kourum. Ky buxhet nuk i adreson problemet e qytetarëve, me këtë buxhet vazhdojmë të kemi pagat më të ulëta, pa sigurim shëndetësor”, theksoi Dreshaj.

Po ashtu në këtë komision u miratua shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-332 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit.

Enis Kervan nga Partia Demokratike Turke, ka propozuar që për 27 anëtarë të Këshillit Konsultativ të ndahet prej buxhetit 135 mijë euro për paga, raporton EO.

“Kam dëshirë të jap mendimin tim për dy tre çështje, pasi që po lidhet me kërkesat e jo shumicë. Ka të bëjë me zyrën e presidentit në këshillin konsultativ të komuniteteve. Është i vetmi organ, që është institucion kushtetues dhe që komuniteti serb merr pjesë. Të gjithë janë në këtë Këshill Konsultativ, prej gushtit nuk kanë buxhet për pagat e anëtarëve të këtij këshilli, kam propozim që duhet të përputhet me këtë buxhet në dy pika. Të shtohet shumë në 135 mijë euro në vitin 2025, për të pasur buxhet për pagesën e 27 anëtarëve të këtij këshilli”, ka propozuar Kervan

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy