Për çfarë do të protestojë opozita në 19 nëntor? Saimir Korreshi tregon detajet

by Nexhat

Opozita do të protestojë më 19 nëntor përpara Kuvendit të Shqipërisë

Në rubrikën “Opinion” në News24, deputeti Saimir Korreshi tha se protesta është thirrur në ditën kur Kuvendi do të votojë buxhetin e vitit 2025. Korreshi bëri të ditur se kjo protestë është thirrur pikërisht për të treguar se ky buxhet që ka sjellë qeveria nuk është i qytetarëve

banner

“Protesta do të mbahet në ditën e votimit të projektbuxhetit,  në datën 19 nëntor.  Format e mosbindjes civile nuk mund të konsumohen me një protestë, opozita nuk ka hequr dorë nga mosbindja civile

Ne nuk kemi thënë asnjëherë që do të largohemi apo do të bojkotojmë Kuvendin. Pastaj mos harroni se për 1 vit opozita u bë copë nga mediat sepse nuk ishte në atë seancën e vitit të kaluar kur buxheti u miratua për 6 minuta”, tha Korreshi.

Ai theksoi se ka qenë për linjën e ashpër, që deputetët e PD-së të hynin edhe në grevë urie, por shumica nuk vendosi për këtë variant

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy