Partia Socialdemokrate (PSD), ka zhvilluar sot një aksion ku ka vendosur mbishkrimin “po pritoj me fol për autostradë” duke iu refuar ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në një postim në Facebook ka shkruar se një rajon i tërë ka mbetur peng i përtesës së Liburn Aliut.
“Thanë që autostrada është thuajse e përfunduar e pastaj që premtimi ishte i gabuar se kryeministri u vu në lajthitje. Sot e asaj dite, plot një mandat dhe autostrada është e papërfunduar, e Anamorava, nëse jo e izoluar, rrezikon jetën në rrugën e vjetër për Prishtinë e pa urë në Badovc”, ka shkruar Molliqaj
Molliqaj ka shtuar se të vetmit që u vunë në lajthitje janë qytetarët e Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë.
“Ministër, ti edhe përton me fol për autostradën, por ne jo. Të vetmit që u vunë në lajthitje janë qytetarët e Gjilanit, Kamenicës e Vitisë, të cilëve nuk prituat t’ua kapni votën me premtime e mashtrime”, ka shkruar Molliqaj.