Rukiqi: Fajin për doracakun e publikuar në vitin 2023 tentuan t’ia veshin LDK’së

by Nexhat

Berat Rukiqi nga LDK i ka thënë se pushteti po tenton t’ia veshë deputetës së LDK’së, Hykmete Bajrami, doracakun për lëndën “Edukatë Seksuale”.

Rukiqi ka shtuar se doracaku është publikuar në vitin 2023.

banner

Ai ka thënë se pushteti “për çdo gabim, manipulim, dështim, skandal të vetin, nga mëngët e nxjerrin fajtorin e radhës: opozitën, mediat, analistët, këtë apo atë”.

“Këta me gjasë, harrojnë, që qytetarët nuk hajnë bari.”

Rukiqi ka thënë se doracaku për edukatë seksuale është i domosdoshëm dhe duhet të jetë pjesë e kurrikulës “por jo me përmbajtje skandaloze”.

“Të jemi të qartë: Doracaku për edukatë seksuale, është i domosdoshëm dhe duhet të jetë pjesë e kurikulës, por jo me përmbajtje skandaloze, jo adekuate, abuzive dhe me elemente të agjendave ekstreme.”

Në fund, duke folur për pozitën, Rukiqi ka shtruar: “Dështuan me PISA, dështuan me kurikulë, dështuan me çerdhe, dështuan pothuajse në çdo shtyllë të edukimit dhe arsimimit të fëmijëve dhe të rinjëve”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy