Situata me reshjet në Vlorë, banorët të përgatitur, zënë portat me thasë me rërë

by Nexhat

Meteorologët parashikuan reshje shiu me intensitet të lartë gjatë kësaj të enjteje në qytetin e Vlorës, por deri në mesditë situate ka qenë e qetë. Reshjet e shiu në orët e para të mëngjesit nuk sollën probleme

Edhe pse parashikimet ishin për reshje intensive shiu në qytetin e Vlorës, ndërmarrjet e Bashkisë Vlorë kanë kaluar në gatishmëri; situata është e qetë; unë aktualisht ndodhem në hidrovorin e qytetit të Vlorës, i cili ka kaluar në gatishmëri me të katër pompat e tij.

banner

Qytetarët e Vlorës kanë vijuar marrjen e masave edhe gjatë kësaj të enjteje. Në shumë lagje përpara portave, qytetarët kanë vendosur thasë me rërë, për të parandaluar çdo problem që mund të jepnin reshjet e shumta të shiut që u paralajmëruan.

Banorët shprehen të frikësuar dhe nga situata që kaluan disa javë shprehen se shteti duhet të marrë masa.

Por ka edhe nga ata banorë që nuk i frikësohen situatave. Të tjerë janë të përgatitur për çdo stuhi.

“Këtu në lagjen tonë s’ka pasur përmbytje, me thënë të drejtën. Unë jam pak më thellë dhe s’kam probleme. Deri tani jo, s’kemi pasur; unë jo njëherë, dhe shtëpinë e kam të lartë, njëherë e nuk kam pasur probleme; problem ne kemi vetëm një gropë me ujë në rrugë, pak më poshtë”, thotë një banor.

Parashikimi i meteorologëve për reshje shiu, e cilëson Vlorën si një qytet me risk të lartë nga përmbytjet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy