Zv/ministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka reaguar për çështjen e doracakut për edukimin seksual.
Ai tha thënë se doracaku filloi në vitin 2016 kur ministër ishte Arsim Bajrami nga PDK dhe u pranua kur ministre e këtij dikasteri ishte Hykmete Bajrami.
“Filloi në vitin 2016, në kohën kur ministër ishte Arsim Bajrami (PDK) dhe u pranua në kohën kur ministre ishte Hykmete Bajrami (LDK).”, ka shkruar ai.
Kelmendi ka thënë se ka tekste të papërshtatshme por doracaku do të dërgohet për rishikim dhe përmirësim nga grupet e ekspertëve profesionalë
“Nga dhjetëra faqe edukative ka disa pjesë të tekstit të papërshtatshme. Jemi dakord, prandaj po e dërgojmë për rishikim dhe përmirësim nga grupet e ekspertëve profesionalë.”