Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej

by Nexhat

Didier Deschamps foli për mediat pas barazimit 0-0 të Francës kundër Izraelit, duke shpjeguar vendimin e tij për të lënë jashtë skuadrës Kylian Mbappe.

Mos përfshirja e Mbappes në ndeshjet e fundit të Francës është bërë temë diskutimi tash e disa kohë, me shumë që thonë se raportet mes sulmuesit dhe trajnerit kanë bërë që ylli i Real Madridit të mos pranoj ftesën

banner

Megjithatë, Deschamps ka mohuar këta zëra duke thënë se Mbappe donte të ftohej, por sipas tij më mirë ishte të mos vinte

“Është një fakt që ai është në një situatë të vështirë. Ai padyshim që po kalon një periudhë që nuk është më e lumtura e karrierës së tij”, ka thënë fillimisht Deschamps.

“Ai donte të vinte. Por, mendoj se është më mirë që ai të mos përzgjidhet në këtë moment. Të gjithë mund të kalojnë një periudhë të vështirë. Ka një element fizik dhe një element psikologjik”, përfundoi trajneri i Francës.

Një anëtar i rrethit të Mbappes së fundmi tha se sulmuesi po përballet me sfida mentale dhe po punon për të rifituar formën e tij më të mirë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy