Hamza në Drenicë: Do të udhëheqim me dinjitet, vizion dhe krenari për ta zhvilluar Kosovën

by Nexhat

Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza është takuar sot me banorë të Drenicës, ku palestra ‘Ilaz Kodra’ ishte e mbushur me simpatizant të kësaj partie.

Hamza e ka falënderuar Drenicën për këtë pritje duke shtuar se ka ndjerë entuziazmin, shpresën dhe besimin e pathyeshëm se Kosova mundet më mirë

banner

“Energjia e secilit është frymëzuese dhe kurrë nuk do të dorëzohemi në përpjekjen për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe vendin tonë.

Duke ndjerë trashëgiminë e liderëve tanë që hapën rrugën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, ne do të udhëheqim me dinjitet, vizion dhe krenari për ta zhvilluar Kosovën”, shkroi Hamza në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy