Haradinaj premton rritje të pagave në shëndetësi

by Merita

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka premtuar rritje pagash prej 41% për shëndetësinë qysh në vitin e parë të qeverisjes.

Haradinaj ka thënë se me programin që ofron AAK me partnerët e koalicionit “do të vendoset standard i ri në kujdesin shëndetësor”.

banner

“Programi ynë për Shëndetësinë parasheh rritje 41% të pagave në vitin e parë të qeverisjes, që reflekton rritjen e koeficientit në 155 euro, duke siguruar një pagë mesatare prej 1,000 eurosh neto, në sistemin shëndetësor dhe me reformat e thella do të krijojmë një sistem shëndetësor modern, efikas dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke vendosur një standard të ri në kujdesin shëndetësor”, ka thënë Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy