Kaja Kallas, si shefe e re e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, e ka mundësinë ta riformojë qasjen e bllokut ndaj dialogut Kosovë-Serbi.
Por, në seancën e saj të konfirmimit, ajo gati se nuk foli fare për këtë çështje – çfarë ngriti shqetësime në mesin e vëzhguesve për angazhimin e ardhshëm të BE-së në ndërmjetësimin e paqes mes dy vendeve.
Nga viti 2011 kur kanë nisu, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovë dhe Serbisë janë zhvilluar në ndërmjetësimin e tre shefave të ndryshëm të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, Federica Mogherini dhe Josep Borrell.
Secili e ka dhënë kontributin e vet, dhjetëra takime janë zhvilluar e po aq marrëveshje janë arritur.
Por arritja tek qëllimi përfundimtar, mbetet ende larg.
Udhëheqësit politik të negociatave Albin Kurti i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq i Serbisë nuk janë takuar qysh më 14 shtator të vitit të kaluar.
Dhjetë ditë më vonë ka ndodhur sulmi në Banjskë. Ky përshkallëzim i situatës ka çuar marrëdhëniet mes dy vendeve në pikë kritike