“Kanë keqpërdorur Alex Soros, FBI t’a hetojë”, Berisha në ‘Log.’: Balluku vjedhje të papërmbajtura

by Nexhat

Kreu demokrat Sali Berisha në emisionin “Log.” të gazetarit Endri Xhafo në News24 u shpreh se nga zyrtarët më të lartë të Qeverisë dhe Rilindjes është keqpërdorur Alex Soros dhe ndikimi i tij në drejtësi. Në këtë kuadër Berisha tha se kjo është arsyeja që nuk hetohen abuzimet dhe vjedhjet që janë kryer që me kontratat e inceneratorëve që nuk ekzistojnë dhe deri të abuzimet dhe vjedhjet me rrugët.

“Kam denoncuar në mënyrë të përsëritur para shqiptarëve abuzimet e Belinda Ballukut, vjedhjet e saj të papërmbajtura, me coptimin në 14 kontrata të 13 km rrugë në Unazën e Tiranës, me vjedhjen me tunelin e Llogarasë

banner

Edi Rama, Erion Veliajt, Belinda Balluku kanë keqpërdorur Alex Soros, për të cilin i bëj thirrje FBI të hetojë udhëtimet në Shqipëri, çdo dy javë

Ai nuk vjen për turizëm seksual, por për arsye të tjera enigmatike, që duhen hetuar. Një hetim nga FBI dhe Kongresi amerikan do të mund të ndriçonte këtë figurë të errët të njerëzimit”, tha Berisha.

Ai u shpreh se rikthimi i Sali Berishës për të tretën herë është përgjigjia më serioze që shqiptarët do t’i japin mafies të rrezikshme shqiptare dhe ndërkombëtare që shkelmoi mbi sovranitetin e tyre, mbi historinë e tyre.

“Tentuan të fshijnë periudhën e lirisë dhe demokracisë nga Shqipëria”, tha Berisha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy