Kuvendi del me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike të hapësirave të objektit

by Nexhat

Kuvendi i Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me kontratën e re për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike të hapësirave të këtij institucioni.

Përmes një njoftimi, Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se kontrata e fundit për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike është lidhur para nxjerrjes së vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagës minimale në 350 euro.

banner

Kontrata e mirëmbajtjes-pastrimit, thuhet në njoftim, ka përfunduar më 14.11.2024, ndërkaq Kuvendi, pasi ka zhvilluar procedurën e prokurimit dhe bazuar në oferta, sot, më 15.11.2024, ka lidhur kontratë të re për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike të hapësirave të institucionit.

“Në respektim të Vendimit të Qeverisë për Pagën Minimale, në kontratën e lidhur sot pagesa mujore për punëtorët e mirëmbajtjes/pastrimit do të jetë së paku 400 euro. Kuvendi është pranues i shërbimeve nga operatori ekonomik dhe sipas ligjit i njëjti kërkon shërbime, por nuk ka të drejtë të ndërhyjë në përzgjedhjen e stafit të operatorit ekonomik , me operatorin Schafberger Jr. GmbH – Dega Kosovë.”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se punëtorët e mirëmbajtjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk janë punëtorë të Kuvendit të Kosovës, por janë punëtorë të angazhuar nga ana e operatorit ekonomik, me të cilin Kuvendi ka kontratë për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike.

Në njoftim  janë dhënë edhe pagat minimale bruto për stafin e kontraktuar për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike nga viti 2018:

Kontrata 21.12.2018 – 20.12.2021 – paga minimale bruto: 250 euro.

Kontrata 21.12.2021 – 20.03.2022 – paga minimale bruto: 250 euro.

Kontrata 01.04.2022 – 30.04.2022 – paga minimale bruto: 250 euro.

Kontrata 01.05.2022 – 31.10.2022 – paga minimale bruto: 280 euro.

Kontrata 01.11.2022 – 30.04.2023 – paga minimale bruto: 280 euro.

Kontrata 01.05.2023 – 30.04.2024 – paga minimale bruto: 300 euro.

Kontrata 15.05.2024 – 14.11.2024 – paga minimale bruto: 300 euro.

Nga 16 shtator 2024, punëtorët e pastrimit në Kuvendin e Kosovës kanë hyrë në grevë, duke kërkuar rritje pagash.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy