19
Zvicra do të ndeshet sonte me Serbinë në një ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kombeve.
Fitorja është “obligim” për Zvicrën nëse duan të mbesin pjesë e Ligës A në Ligën e Kombeve.
Aktualisht, “helvetikët” janë në pozitën e fundit me një pikë, teksa Serbia është e treta me katër sosh, pas fitores pikërisht ndaj Zvicrës në Leskovc muajin e kaluar.
Në këtë ndeshje do të jenë katër futbollistë shqiptarë: Granit Xhaka, Andi Zeqiri, Ardon Jashari dhe Albian Hajdari.