Juventusi ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar se kontrata e Paul Pogbas është shkëputur dhe që tani ai është i lirë të transferohet diku tjetër.
“Juventus dhe Paul Pogba njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje të përbashkët për shkëputjen e kontratës së tij. Klubi i dëshiron Paulit më të mirën për të ardhmen e tij profesionale”, thuhej mes tjerash në njoftimin e klubit italian
Kjo do të thotë se Pogba mund të rikthehet sërish në aksion në mars të vitit të ardhshëm, por ai nuk ishte më pjesë e planeve të ‘Zonjës së Vjetër’, kështu që ‘Biancorenët’ hapën bisedimet për shkëputjen e kontratës së tij.
Dy palët tashmë kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe dita e fundit e Pogbas si lojtar i Juventusit do të jetë data 30 nëntor i këtij viti.
Pogba ishte rikthyer për herë të dytë tek Juventusi në verën e vitit 2022, sidoqoftë, ai hasi në vështirësi shkaku i lëndimeve para se të dështonte në testin për doping, duke arritur që të luante në vetëm 12 ndeshje në të gjitha garat