Agim Ademi | Pati thirrje anti-Kosovë dhe raciste, do ta dërgojmë rastin në KAS

by engel

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka paralajmëruar se çështjen e mbrëmshme të ndodhur në Bukuresht, ku kombëtarja e Kosovës lëshoi fushën pas “thirrjeve raciste” dhe “anti-Kosovë” nga shikuesit, do ta dërgojë deri në KAS. Ademi, përmes një postimi në Instagram, tha se vendimi për të braktisur ndeshjen nuk ishte i lehtë, “por ishte i drejtë”.

“Falënderojmë të gjitha institucionet dhe opinionin publik për përkrahjen e tyre të drejtë dhe të vendosur. Ne sigurojmë se nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi konform rregulloreve për rastet e tilla politike dhe qëllimkëqija që nuk kanë vend në sport deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Lozanë”, deklaroi kreu i FFK-së.

banner

Ai tha se bazuar në ato që ndodhën në stadiumin e njëjtë, “National Arena” një vit më parë, “nuk kemi pritur që një gjë e tillë të na përsëritet sërish në Rumani”.

Kreu i FFK-së tha se pavarësisht çfarë epilogu ligjor do të ketë kjo ndeshje, “duhet theksuar se ne kemi qenë të lënduar emocionalisht (e sidomos lojtarët) nga provokimet dhe nënçmimi i vazhdueshëm që tifozët rumunë bënë në kor”.

“Kulmi u arrit me incidentin e iniciuar nga disa futbollistë kundërshtarë, çka krijoi një ndjenjë të qartë sulmi, jo vetëm ndaj skuadrës sonë, por ndaj shtetit dhe kombit tonë. Në ato momente të vështira, lojtarët tanë reaguan me dinjitet, dhe ne si Federatë qëndruam krah tyre për të mbrojtur emocionet dhe dinjitetin e tyre dhe të shtetit tonë”, u shpreh Ademi.

Ai tha se vendimi për të lëshuar fushën “ishte një akt i domosdoshëm për të ruajtur integritetin e Kosovës dhe për të mbështetur çdo përpjekje për një sport të pastër dhe të drejtë, ashtu siç janë edhe parimet e UEFA-s e FIFA-s”.

“Futbolli duhet të jetë simbol i fair-play-it dhe bashkimit, veçanërisht në ndeshjet e kalibrit të tillë. Vazhdojmë me krenari dhe përgjegjësi”, potencoi kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy