Forcat ukrainase zbulojnë spiunin në radhët e tyre, oficeri i lartë furnizonte Moskën me informata 

by Merita

Një oficer ukrainas është arrestuar, pasi akuzohet se i ka kaluar Moskës informacionet kritike të përdorur për të goditur personelin e Kievit në pjesën e pushtuar të Ukrainës jugore.

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) tha në një deklaratë se kishte arrestuar një zyrtar të paidentifikuar, i cili kishte komanduar një njësi të forcave të operacioneve speciale dhe kishte vepruar si një “spiun” për agjencinë e inteligjencës ushtarake ruse, GRU.

banner

Ka pasur një numër në rritje të rasteve të spiunazhit në luftë. Spiuni ishte rekrutuar para fillimit të luftës përpara se të “aktivizohej” në pranverën e vitit 2024, sipas deklaratës.

“I dyshuari ishte rekrutuar nga inteligjenca ushtarake ruse përmes të njohurve të tij në Rusi, me të cilët mbante lidhje”, thuhet në deklaratë, sipas një përkthimi.

Ai ishte i fokusuar në marrjen e informatave në lidhje me sabotazhet e Ukrainës dhe bastisjet e zbulimit pas vijës së frontit në drejtimet Zaporizhzhia, Kherson dhe Krime.

Spiuni përdori pozicionin e tij për të marrë informacion në lidhje me lëvizjet e planifikuara ukrainase, armët dhe objektivat e tyre, të cilat forcat ruse mund t’i përdorin për të eliminuar forcat speciale ukrainase në vijën e frontit, thuhet në deklaratë.

Agjenti gjithashtu i dha Moskës informacione për njësitë e tjera ukrainase përpara se të kapej në një hetim kundërzbulimi të SBU dhe ndihmën e Komandantit të Përgjithshëm Oleksandr Syrskyi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy