Zvicër, tri modele të reja të trenave do të fillojnë të qarkullojnë nga viti 2026

by Merita

Modelet e reja të trenave së shpejti do të qarkullojnë në shinat e Zvicrës

Kompania kombëtare hekurudhore SBB, së bashku me linjat lokale Thurbo dhe RegionAlps, zbuluan të enjten tri modelet e tyre të para (nga 286 në total) Flirt Evo, të cilat do të fillojnë të funksionojnë në vitin 2026, përcjell albinfo.ch.

banner

Kjo flotë do të zëvendësojë lloje të ndryshme të trenave rajonalë në pjesën frëngjishtfolëse të vendit, veçanërisht në Vaud, Valais, Fribourg dhe Jura Arc.

Trenat e rinj do të “sjellin përmirësime të shumta për pasagjerët, duke përfshirë zona të reja shumëfunksionale dhe më shumë hapësirë ​​për ruajtjen e biçikletave, karrocave dhe bagazheve”, tha SBB në një njoftim për shtyp.

“Ata plotësojnë gjithashtu kërkesat e vendosura për njerëzit me lëvizshmëri të reduktuar, me ndenjëse të përshtatura dhe tualete të aksesueshme për karriget me rrota”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy