80-vjetori i Çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria janë sot më të forta se kurrë

by Nexhat

Tirana përkujton 80-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë

Në ceremoninë e përvitshme të organizuar nga Bashkia e Tiranë pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur morën pjesë një numër i madh personalitetesh, përfaqësues të qeverisë, veteranë dhe qytetarë të shumtë

banner

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e tij e vuri theksin tek rëndësia për ta mbrojtur lirinë, teksa kryeqyteti jeton ditët e tij më të mira.

“80 vjet më pas, Tirana dhe Shqipëria janë më të forta se kurrë! Para dy vitesh Tirana mbajti titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë, vjet ishte Qyteti Europian i Sportit, ndërsa vitin tjetër do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Falë atij çlirimi dhe dinjiteti, sot Tirana është më Europiane, më e zhvilluar dhe më e përparuar se kurrë më parë”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Kryebashkiaku kërkoi nga qytetarët që të kalojnë përtej ndasive politike për të pasur një Tiranë  më solidare.

“Historia na mëson se çdo çlirim kërkon sakrifica, dhe ndonjëherë ato sakrifica janë të heshtura: të braktisim mendësitë që na mbajnë prapa, të pranojmë të renë dhe të guxojmë të sfidojmë traditat që nuk kanë më vend në të sotmen. Çdo brez ka luftën e tij dhe, ndonëse e jona nuk ka predha dhe mortaja, ajo kërkon të njëjtën forcë shpirtërore dhe të njëjtin idealizëm”, u shpreh Veliaj.

Pjesë e ceremonisë ishte edhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali deklaroi se lufta për Tiranën dhe çlirimi i Shqipërisë është një testament historik, për orientimin e shoqërisë shqiptare për të bërë zgjedhjet e duhura në këto kohë sërish dramatike për njerëzimin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy