Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli i është kundërpërgjigjur ministrit Faton Peci, pasi ky i fundit tha se e ka parë emrin e Pacollit në “dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar të historisë së Kosovës”
Ndaj kësaj akuze, Pacolli tha se nëse ka informata për këtë ministri, atë t’i tregoj prokurorisë.
“T’i tregon prokurorisë që nuk i paskan këto fakte , t’ju tregon se si unë jam mar me vrasje dhe se prokurorit perëndimorë që 40 vite nuk kanë qenë të aftë të më zbulojnë, e ky far Spec-e i paska listat!!!!”, u shpreh ai për Periskopin.
Krejt kjo nisi, pasi Pacolli e këshilloi ministrin që mos të reagoj emocionalisht nëse në skandalet që iu zbuluan s’ka gisht.
Kujtojmë se, ministria e Pecit ia dha 100 mijë euro subvencion Blerim Pacollit, vëllaut të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit, dhe atë kompaninë e hapi/regjistroi vetëm katër ditë para se ta gëzojë shpërblesën ministrore.
Pacolli i reagoi për subvencionet, Peci radikalizohet: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogariti dicka tjetër
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka reaguar liderit të AKR’së, Behgjet Pacolli pasi ky i fundit ka komentuar reagimet e ministrit Peci lidhur me subvencionet.
Pacolli, tha se reagimi “emocional” i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, jep përshtypjen se akuza se ky dikaster i dha padrejtësisht grant 100 mijë eurosh vëllait të deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli “është e vërtetë”.
Peci e quajti ‘trim altruist’ Pacollin, madje duke i thënë se e llogaritë si diçka tjetër, pasi shton se emri i Pacollit figuron në dosjen e vrasjes së njëri prej heronjve më ë shquar të historisë së Kosovës.
“… Behxhet Pacolli, po të drejtohem shumë gjakëftohtë. Shumë faleminderit për këshillën more “trim altruist”. Po prej se e kam kuptu që emri yt figuron në dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar të historisë së Kosovës, unë ty të llogariti diçka tjetër”, shkroi Peci në Facebook.