13
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj e ka komentuar lajmin se Blerim Pacolli, vëllai i kryetares së Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Fitore Pacolli fitoi grant 100 mijë eurosh nga Ministria e Bujqësisë.
Haradinaj tha se kryeministri Albin Kurti nuk vepron lidhur me këtë, pasi sipas tij shefi i qeverisë është i involvuar.
“Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të keqpërdoren nga kjo qeveri për të vepruar Hetuesia dhe Prokuroria. Sa për kryeministrin dihet që nuk guxon të veprojë, sepse është vetë i involvuar”, shkroi ai në një postim në Facebook.