Mike Tyson nuk e kurorëzoi me fitore rikthimin e tij të shumëpritur në ring këtë fundjavë, por në anën tjetër fitoi një shumë të majme parash.
Kjo pasi ikona 58-vjeçare e boksit u mposht nga Jake Paul (27), ndërsa zbuloi në rrjetet sociale se kishte qenë i sëmurë rëndë muajt e kaluar
Lufta me Paul ishte planifikuar fillimisht për 20 korrik, por u shty pasi Tyson luftoi me probleme shëndetësore.
Sipas versionit zyrtar, ai vuante nga ulçera në stomak. Por situata ishte shumë më serioze nga sa supozohej të ishte, dhe këtë e ka treguar Tyson një ditë pas meçit
“Për pak sa nuk vdiqa në qershor. Kam bërë tetë transfuzione gjaku. Kam humbur gjysmën e gjakut dhe 11 kilogramë në spital dhe duhet të luftoj për t’u shëruar dhe për të luftuar përsëri”, ka shkruar Tyson në Twitter, duke zbuluar se kjo e bëri të ndihej si fitues
Ndonëse në ring nuk pati një spektakël të vërtetë, lufta u shikua shumë.
This is one of those situations when you lost but still won. I’m grateful for last night. No regrets to get in ring one last time. I almost died in June. Had 8 blood transfusions. Lost half my blood and 25lbs in hospital and had to fight to get healthy to fight so I won. To have my children see me stand toe to toe and finish 8 rounds with a talented fighter half my age in front of a packed Dallas Cowboy stadium is an experience that no man has the right to ask for. Thank you
Të paktën 60 milionë njerëz e ndoqën luftën, njoftoi Netflix, dhe mbetet për t’u parë nëse kjo ishte vërtet hera e fundit që Tyson hyri në ring
Meqë ra fjala, Mike fitoi 20 milionë dollarë për luftën kundër Jake Paul, ndërsa rivali i tij mori 40 milionë dollarë.